U arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre, Vangjush Dako del sot para gjykatës

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u arrestuar të martën, del sot para Gjykatës së Posaçme në orën 10:00 ku do të njihet me masën e sigurisë.

Aktualisht Vangjush Dako po mbahet te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

Të lidhura

None found

Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste.

Rasti i parë ka të bëjë me një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.


Shtuar më 8.06.2023 08:04

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş