Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren, spiunen ruse, Daria Aslamova.
Në një postim në Facebook Sveçla u shpreh se bazuar në ligjet e Kushtetutës së Kosovës, Aslamova vshtë shpallur non grata dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.
Rusja Daria Aslamova është arrestuar dje në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke u shprehur se shumë shtete kanë vërtetuar për Kosovën se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares./albeu.com