Gjykata në Ekuador ka dënuar me 3 vite burg shqiptarin Artur Rrapaj, i cili u arrestua në Samborondón, provincën Guayas, më 9 shkurt të këtij viti.
I riu shqiptar u arrestua bashkë me bosin më të madh të një rrjeti trafiku droge pseudonimin ‘Gato’, si pjesë e grupit kriminal ‘Nueva Generación’ që vepronte në Ekuador.
Kujtojmë se asokohe 37-vjeçari shqiptar u kap me disa telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Ndërkohë gjatë arrestimit të tij u nxorën në dritë të dhëna se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación.
Prania në Ekuador e Rrapajt, një shqiptari me precedentë penalë në Shqipëri dhe me pasaportë të skaduar 10 vite më parë, nuk ishte befasuese për policinë.
Si pjesë e trafikut të drogës, i riu kishte si qëllim blerjen e kokainës së lirë dhe futjen e saj në tregun italian, ku mësohet se trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.
Gjithashtu, janë mësuar detaje se shqiptari ishte ndërmjetësi me kartelin Sinaloa, të udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada. Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se ‘El Mayo’ Zambada ishte aleat me mafian shqiptare.
Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave.
Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México, kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar.