U arrestua në qendër të Kavajës, prokurori i Kukësit vihet në pranga për korrupsion

Një aksion është zhvilluar sot për llogari të SPAK ku është vënë në pranga prokurori i Kukësit Edmond Karriqi.

Burimet bëjnë me dije se prokurori në fjalë akuzohet si i përfshirë në korrupsion ndërkohë ende nuk dihen detajet mbi arrestimin në fjalë.

Mësohet se arrestimi i prokurorit ka ndodhur ndërkohë që ai ishte në qendër të Kavajës, në pranga është vënë dhe shoferi i prokurorit, Isuf Gega.

Pas arrestimit policia ka bërë edhe kontrolle në banesën e prokurorit.

Karriqi ka qenë edhe prokuror i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se ka qënë ai që ka këmbngulur për të hequr veprën penale “trafik armësh” pas kapjes së këngëtares me 2 armë në pikën kufitare të Morinës.

vijon… /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.06.2021 15:44