U arrestua ndërsa ishte me Doklen, gjykata lë në burg Fatjon Muratin

Gjykata ka vendosur vendosur arrest me burg për Fatjon Muratin, i cili u kap bashkë me Endrit Doklen dhe Gentian Reçin.

Murati ka qenë në kërkim nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Murati ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë dhe ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Sakaq kujtojmë se Endrit Dokle dhe kunati i tij, Gentjan Reçi janë liruar nga Policia e Tiranës.


Shtuar 11.10.2022 12:42