U arrestua me bujë, mjeku i Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore

Mjeku reanimator F.M u arrestua me bujë pasditen e 23 shtatorit me akuzën e korrupsionit.

Ditën e sotme, ai do të njihej me masën e sigurisë, por mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas BW, mjeku ndodhet në spital, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Mjeku reanimator ka pësuar ishemi cerebrale.

Policia e Tiranës dhe agjentët specialë u investuan në arrestimin e një mjeku në Spitalin e Traumës, i cili akuzohet se u merrte ryshfet pacientëve. Pas ankesave të qytetarëve se në Spitalin e Traumës ishte një mjek i cili ju kërkonte ryshfet gjatë shtrimit, policia infiltroi një agjent i cili u shtir si pacient, dhe në momentin që i ofroi 20 mijë lekë, u bë arrestimi në flagrancë i mjekut F.M.

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat njoftoi se gjatë aksionit të policisë me agjentë të infiltruar te Spitali i Traumës, përveç mjekut anestezistit F.M, në pranga ra edhe një kolege e tij mjeke dhe një infermiere.

Prokuroria sqaron se hetimi ka vijuar për disa javë dhe rezulton se këta punonjës të spitalit merrnin shuma të konsiderueshme parash në formë ryshfeti nga pacientët.