U arrestua për spiunazh në uzinën e Gramshit, paraqitet sërish në gjykatë rusja Svetlana Timofeeva

Svetlana Timofeeva është paraqitur sërish para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, këtë herë me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar te shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtares.

Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Tiranë.

Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit./ALbeu.com


Shtuar 24.02.2023 09:36