U akuzua si bashkëautor në grabitjen e kambistit në Durrës, lirohet taksisti: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasin, Vladimir Rusi. Ky i fundit u akuzua si bashkëautor në grabitjen e kambistit pak ditë më parë

Ai u arrestua pasi së bashku me një shtetas të tjetër të shpallur në kërkim, futën kambistin në makinë dhe kërcënuan me thikë për t’i marrë çantën me 10 milion lekë.

Megjithatë, para gjykatës Rusi ka deklaruar se nuk ka qenë i përfshirë drejtëpërdrejt në ngjarje. Ai tha se kishte rolin e taksistit pasi ishte pronotuar nga një person tjetër.

“Unë punoj si taksist për të nxjerrë bukën e gojës. Erdhi një person dhe më tha që duhet t’i shërbeja për ta çuar deri në Katund Sukth.

Në afërsi të valutës ai foli me një person që ishte duke këmbyer para. Se ça folën aty të dy më pas hipën në makinë.

Më tha që duhet të shkojmë në Katund Sukth. Vazhdova rrugën, kur në një moment nxori thikën dhe ja vuri në gjoks. I thash ça bën kështu.

Qepe gojën më tha se ta ngula ty thiken. Ndalo diku aty me tha dhe i hapi derën e makinës dhe e hodhi në tokë kambistin. Më pas më tha largohemi shpejt.

Pasi bëmë një pjese rruge më tha ndalo dhe zbriti nga makina. Unë skam lidhje fare. Nuk jam bashkëpunetor i tij, pavarësisht rrethanave”, ka thënë Rusi. /albeu.com


Shtuar 10.03.2023 13:13