U aksidentua me fëmijët binjakë, zbardhen detaje të reja, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e nënës dhe njërës prej vajzave

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 16:45 në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë” ku një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët. Për shkak të aksidentit janë plagosur 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dhe vajzat binjake 8-vjeçe.

Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit. Burimet bëjnë me dije se ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake. Të plagosurit po mbahen nën monitorim ndërkohë po u bëhen ekzaminimet e nevojshme.


Shtuar 11.02.2024 19:43