Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Flakët e zjarrit kanë shpërthyer që prej ditës së djeshme, me situatën që vazhdon të mbetet e rënduar edhe sot.
Ekipet zjarrfikëse ishin në terren gjatë gjithë natës për të mundësuar shuarjen e flakëve.
Burime bëjnë me dije se e gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tym kancerogjen, ndërsa ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët./albeu.com/