Tym e flakë në kuvend, mblidhet sot Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve demokratë

Pas kaosit të krijuar në seancën e ditës së hënë, 20 nëntor në Parlament, kur ishte parashikuar të flitej për buxhetin, socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Mësohet se kjo kërkesë është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i deputetëve për të cilët kërkohet përjashtimi.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot, 22 nëntor për të shqyrtuar kërkesën.

Kujtojmë se seanca e së hënës u mbyll për 5 minuta dhe projekt-buxheti i vitit 2024 u miratua në parim me 73 votat e Partisë Socialiste.

Shkak u bënë tensionet e krijuara nga deputetët e opozitës të cilët ndezën tymuese dhe flakadanë në sallë, madje duke shkaktuar edhe zjarr pasi njëra nga ndenjëset u përfshi nga flakët.

U desh ndërhyrja e Gardës për të neutralizuar situatën./albeu.com


Shtuar 22.11.2023 09:56