Twerk në “Instagram”, ndjekësit kryqëzojnë Encën (VIDEO)

Ndjekësit kanë “shpërthyer” ndaj Enca Haxhiajt pas një videoje që publikoi së fundmi ku shihej duke bërë twerk. Një ditë më parë, këngëtarja e njohur bëri një postim ku vinte në pah të pasmet ndërsa shkruante mes të tjerash se “Instagrami nuk e meriton nxehtësinë time”.

Ndërsa shumë e kritikojnë, të tjerë shprehen se duan që ajo të bëjë muzikë të mirë si dikur.

“Je shumë e bukur ama kështu dukesh shumë e neveritshme të betohem. Po t’i kushtoje rëndësi më shumë pjesës së muzikës dhe të fokusoheshe tamam do bëje shumë projekte të bukura dhe do të të preferonin njerëzit më shumë po të ndryshoje sjellje dhe po të ishte më serioze dhe më e thjeshtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

Nuk jam këtu për të të ofenduar, thjesht po të jap një këshillë. Do të thuash kush je ti që t’më japësh këshilla mua, vërtet s’më njeh por ngaqë më pëlqen të shoh atë Encën e thjeshtë dhe të dëgjoj muzikën tënde. Besoj dhe shumë të tjerë ndajnë të njëjtin mendim me mua.”, ka shkruar një ndjekëse.


Shtuar 16.10.2022 09:29