Turqia shpall “non grata” 10 ambasadorë të perëndimit

Turqia ka shpallur “non grata” 10 ambasadorë të vendeve perëndimore, përfshirë ata të Gjermanisë dhe SHBA-së, pasi nuk priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile.

“Non grata” po shpallen 10 ambasadorët perëndimorë në Turqi, të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti turk Erdogan.

Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh.

Kavala ndodhet në burg që nga viti 2017, i akuzuar për financim të protestave dhe pjesëmarrje në një grusht shteti të dështuar./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 17:06