Turqia nuk gjen qetësi, pas zjarreve nisin përmbytjet masive (VIDEO)

Turqia nuk gjen qetësi. Kushtet ekstreme të motit në Turqi kanë sjellë përmbytje të mëdha në disa zona. Sipas autoriteteve vetëm një person rezulton i zhdukur.

Ndërkohë që dëmet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë të mëdha. Mediat turke e kanë përshkruar apokaliptike situatën e reshjeve në tre rajone të Turqisë, përkatësisht në Bartın, Sinop dhe në Kastamonu.

Shiu i madh i cili ka nisur pas mesnatës dhe ka vijuar edhe gjatë të mërkurës ka shkaktuar edhe rrëshqitje të mëdha toke duke bllokuar lidhjen e këtyre zonave me autostradën. Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale në Turqi ka akorduar një fond prej 10 milionë lira për zonat e prekura nga përmbytja.

Muajit e fundit, Turqia, është përballur me një sërë fatkeqësish të lidhura me ndryshimet klimatike. Zjarret e tërbuara dogjën dhjetëra mijëra hektarë pyje përgjatë bregdetit të saj jugor gjatë dy javëve të fundit. Ndërkohë që në Korrik, Turqia regjistroi temperaturën e saj më të lartë që nga viti 1961, 49.1 gradë Celsius.


Shtuar 11.08.2021 22:19