Fatkeqësia me tërmetet kastrofike në Turqi ka lënë mënjanë hatërmbetjetet dhe tensionet mes Ankarasë dhe Athinës.
Greqia ka dërguar në zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqi ekipin grek të zjarrfikësve elitë, EMAK.
Ndërsa populli turk falenderon Greqinë për ndihmën e dhënë dhe për misionin e EMAK për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat e ndërtesave.
“Greqia, fqinji ynë bëri një akt vëllazëror. Populli turk nuk do ta harrojë kurrë ndihmën vëllazërore”, kanë shkruar shumë qytetarë turq në Twitter.
Η γειτονική χώρα Ελλάδα έκανε την αδελφότητά της. Ο Τούρκος λαός δεν θα ξεχάσει την αδελφότητά σας.@PrimeministerGR#yunanistan #Turkey #dostluk #türkiye #tuerkiyedeprem #TuerkiyeTekYuerek #Tuerkei #Greece #ΕΛΛΑΔΑ #Ελλάδα pic.twitter.com/0yFqpVRXA9
— Hüseyin AYAYDIN (@rhayaydin) February 8, 2023
Sakaq një foto e krijuar nga komandant i Departamentit Rajonal të Zjarrfikësve të Egjeut Jugor, Panagjotis Kotridis ka emocionuar qytetarët nga dy vendet.
Nëpërmjet simbolikës së fotos ai shpreh mbështetjen e tij për popullin turk.
“Për të nderuar kolegët që po japin maksimumin për të shpëtuar viktimat e tërmeteve në Turqi, bëra këtë foto. “UNE JAM KETU PER TY”, ka shkruar ai krahas fotos.
EMAK është një skuadër e specializuar për katastrofat natyrore dhe tërmetet. Ekipi grek arriti të shpëtonte një 50-vjeçar nga rrënojat në Hatay, ndërsa po vazhdojnë misionin për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë nga rrënojat.
Nga ana e tyre mediet greke kanë risjellë në vëmendje “diplomacinë e tërmeteve”, kur vendet ndihmojnë njëri-tjetrin në raste fatkeqësish natyrore, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara gjeopolitike.
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 17.000, sipas autoriteteve./albeu.com/