Turqia mbështet Ukrainën: Jemi të gatshëm të ndihmojmë në uljen e tensioneve

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës mbështet këtë të fundit. Ai i ka kërkuar Rusisë të tregohet e mençur dhe të mos nisë një konflikt ushtarak në Ukrainë.

Por në rast se kjo ndodh, mediat turke shkruajnë se Erdogan dhe Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme si vend anëtar i NATO-s.

Në një intervistë për televizionin NTV, Erdogan tha se e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Ankara dhe se propozimi i tij për një të ashtuquajtur “samit paqeje” është mirëpritur nga të dyja palët.

Erdogan është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Moska.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Turqia të jetë OK me tensionet në Ukrainë. Ne duam paqe në rajonin tonë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për ulur tensionet në çdo mënyrë që të mundemi”, ka thënë ai./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 09:41