Turqia akuzon SHBA-në për konfliktin me Greqinë: Të brakstisë politikat e gabuara

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu u shpreh se Greqia po përpiqet të shkelë të drejtat e Turqisë në rajon dhe nëse e bën këtë, sipas ministrit të jashtëm, Turqia do të ndërmarrë gjithë masat e nevojshme për ta parandaluar këtë gjë.

Ai gjithashtu hodhi edhe akuza ndaj Shteteve të Bashkuara, duke u shprehur se SHBA-të duhet të braktisin politikat e gabuara dhe të mos mbajnë krah në këtë konflikt.

Ministri i Jashtëm turk në një konferencë shtypi të përbashkët në Ankara me homologun e tij venezuelian, nënvizoi gatishmërinë e Turqisë ndaj Greqisë në Mesdheun lindor, duke thënë se “ne po marrim masa kundër çdo përpjekjeje për të shkelur kufirin kontinental”.

Cavusoglu theksoi: “Ne po marrim masat tona kundër çdo përpjekjeje për të shkelur kufirin tonë kontinental. Herën e fundit që Greqia hyri në kufirin tonë kontinental 1 km (në verilindje të Kretës), ne shpallëm një NAVTEX dhe lëshuam paralajmërimet e nevojshme. Kur i dëbuam nga atje ata donin të hynin përsëri, këtë herë nga Qipro, por ne reaguam në të njëjtën mënyrë. Ata vazhdimisht protestojnë kundër Turqisë në bashkësinë ndërkombëtare. Unë nuk e di se çfarë përfitimi ka kjo. Ndoshta politika e brendshme ”.

Ai gjithashtu sulmoi SHBA dhe Presidentin Joe Biden duke thënë se Shtetet e Bashkuara po gënjejnë Kongresin, duke mbështetur terrorizmin dhe ky është një krim kundër Uashingtonit.

“Në vend që të fajësojnë Turqinë, Shtetet e Bashkuara duhet të braktisin politikat e tyre të gabuara. Ata gjithashtu duhet të jenë më të sinqertë me popullin amerikan dhe Kongresin, “tha ai./albeu.com

 


Shtuar 9.10.2021 17:50