“Turp e haram vota ime”, pasi iu bashkua LVV-së deputetja merr vendimin e papritur (FOTO LAJM)

Deputetja e PDK-së Adelina Grainca e cila ditën e djeshme iu bashkua grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook.

Pasi konfirmoi aderimin në LVV, profili i Adelina Graincas në Facebook është “bombarduar” me sharje e ofendime nga votuesit të PDK-së çka ka shtyrë depyuteten të mbyllë profilin e saj.

“Shpi n’Marigon a? Turp e haram vota ime”, “E tradhtove votën time”, “Na turpërove” ishin disa nga postimet që u bënë në profilin e deputetes.

Shtuar 5.04.2021 08:04

Tags: , ,