Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura/ Rama u drejtohet shqiptarëve në Greqi: Hajdeni këtu se është më mirë

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur se punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me periudhën para pandemisë.

Rama u bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, në sektorin e turizmit, të kthehen në vendin tonë sepse sipas kreut të qeverisë në Shqipëri është më mirë.

“12 milionë njerëz që kalojnë këtu, nuk janë turistë që rrinë këtu, por janë masivisht që rrinë dhe shpenzojnë këtu. Nga kjo ka ardhur edhe rritja e pagave.

Atyre që janë në Greqi, u them hajdeni këtu, çfarë bëni në Greqi, sepse është më mirë këtu në fund të ditës.

Ndoshta ju duket më shumë, por po taksat, transporti… këtu jeni në shtëpinë tuaj”, tha Rama.

Rama: Këtu kam raportin për Shqipërinë nga Këshilli botëror i turizmit dhe Udhëtimit.

Në Shqipëri, pesha e turizmit për vitin 2024, regjistrohet 26% e PBB.

Punësimi që gjeneron sektori i turizmit është 21.8% e totalit. Në Shqipëri rritja konsiderohet 7.7% dhe dyfish kundrejt vitit 2019.

Ndërsa punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me rritjen para pandemisë.

Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri, në 2024, vlerësohen 4.8 mld dollarë.

Këto para ata i lënë këtu. Rritja 54.7%. pra një rritje e jashtëzakonshme në krahasim me para pandemisë.

Është një industri e krijuar në Somalinë tonë, industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë.

Shpenzimet e shqiptarëve që bëjnë pushimet në Shqipëri, 980 milionë dollarë.

Ata që sipas disave këtu nuk kanë bukë të hanë.

12 milionë njerëz që kalojnë këtu, nuk janë turistë që rrinë këtu, por janë masivisht që rrinë dhe shpenzojnë këtu.

Nga kjo ka ardhur edhe rritja e pagave.

Atyre që janë në Greqi, u them hajdeni këtu, çfarë bëni në Greqi, sepse është më mirë këtu në fund të ditës.

Ndoshta ju duket më shumë, por po taksat, transporti… këtu jeni në shtëpinë tuaj.


Shtuar 6.02.2025 09:06