Një turist slloven ka humbur jetën mbrëmjen e sotme ndërsa ka qenë duke vizituar kalanë e Rozafës në Shkodrës.
65-vjeçari S.P ka rënë nga muret e kalasë së Rozafës, dhe pavarësisht se ëhstë dërguar menjëherë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi:
Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.
65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.
/AlbEu.com/