Prej dy ditësh një turist lituanez, është zhdukur në alpet tona. Shtetasi në fjalë, ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.
Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë–Theth.