Turisti italian ndërron jetë në plazhin e Sarandës

Një turist italian ka ndërruar jetë në plazhin e Sarandës.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Ndërkohë mendohet se ai mund të ketë pësuar infarkt.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 21.08.2022 15:56