Turisti boshnjak me motor përplaset nga makina në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

Një turist nga Bonja, i cili po zhvillonte një tur me motor në Shqipëri është përplasur nga një makinë në aksin Lezhë-Laç pranë fshatit Shëngjin.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar boshnjaku, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 12:49