Turistët përfshihen në aksident në Himarë, plagoset një franceze

Një aksident ka ndodhur në Himarë pasditen e kësaj të marte mes disa turistëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në vendin quajtur Llaman në Himarë, ku një automjet tip “VW” me drejtuese 44-vjeçaren angleze me incilialej J.A është përplasur me motomjetin që drejtohej nga 31-vjeçari austriak me inicialet F.Ë.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur në këmbë një shtetase franceze, 27-vjeçarja me inicialet P.V e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. W., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.


Shtuar 5.09.2023 20:08