Dy shtetase të huaja kanë mbetur të plagosura në orët e para të mëngjesit si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë rreth rrotullimin në Thumanë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit teksa dy turistet po udhëtonin drejt Tiranës.
Shoferja ka humbur kontrollin e makinës, duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.
Patrulla e policisë ka njoftuar autoambulancën dhe më pas dy turistet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të aksidentuarat janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit./albeu.com