Tuneli i Llogarasë, Rama: Punimet po ecin me ritëm shumë të lartë

Vijojnë punimet për Tunelin e Llogarasë. Kryeministri Edi Rama teksa ka dhënë informacion në lidhje me ecurinë e punimeve njofton se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra. Sipas kryeministrit ritmi i punës ka qenë i lartë.

“Dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Siç është njoftuar më herët nga qeveria pritet që në dalje të tunelit të ndërtohet një urë.


Shtuar 31.03.2022 09:03