Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet që ato sjellin për organizmin

Disa ushqime janë shumë të shijshme, por mund të sjellin efekte negative në trupin tonë.

Mos i hani, qëndroni larg dhe mbani shëndetin tuaj në formën më të mirë.

Më poshtë ua sjellim disa ushqime që mund të çojnë në infertilitet ose sëmundje të zemrës:

Kokoshkat në paketim mikrovale

Paketimi është i mbushur me acid perfluorooctanoic (PFOA), i cili shoqërohet me infertilitet. Shndërrohet në kokoshka dhe më pas në ju. Më e keqja nga të gjitha, këto kimikate qëndrojnë në trup për vite me radhë. Dihet gjithashtu se shkaktojnë kancer të mëlçisë, testikujve dhe pankreasit në kafshët laboratorike. Shkencëtarët kanë frikë se rezultate të ngjashme mund të gjenden te njerëzit.

Kroketat e pulës dhe ushqime të ngjashme të skuqura

Edhe nëse është mish i vërtetë, do të ishte plot vaj dhe konservues pas kësaj përgatitjeje. Por, në shumicën e rasteve, nuk ka shumë mish të pastër në kroketa të llojeve të ndryshme, qofshin ato mish pule, peshk apo lloj tjetër.

Margarina

Nutricionistja Jennifer Nelson nga Klinika Mayo thotë se acidet trans-yndyrore nga yndyra bimore e ngurtësuar, e cila përpunohet në mënyrë industriale, siç është margarina, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rrisin nivelet e kolesterolit dhe ulin nivelin e kolesterolit të mirë. Ekziston gjithashtu një rrezik në rritje i goditjes dhe diabetit tip 2.

Domatet e konservuara

Sikurse me kokoshkat, problemi nuk është në përmbajtje, por në paketim. Profesori Frederik von Sal nga Universiteti i Misurit konfirmoi se kanaçet përmbajnë bisfenol-A ose BPA, e cila shoqërohet me sëmundje të zemrës, diabet dhe mbipesha. “Një litër domate të konservuara mund të marrë 50 mikrogramë BPA, dhe kjo sasi do të prekë njerëzit, veçanërisht të rinjtë”, tha Sal. Në vend të kësaj, blini domate në enë qelqi.

Soset e gatshme për sallatë

Soset e gatshme për sallata përmbajnë shumë sheqer dhe konservues, dhe ata me më pak yndyrë kanë edhe më shumë substanca të dëmshme, siç është shurupi i misrit me fruktozë të lartë, i cili është provuar se rritet më shpejt se sheqeri i zakonshëm. Në të vërtetë nuk ka asnjë arsye për t’i blerë, sepse çdokush mund t’i bëjë ato shumë shpejt në shtëpi.


Shtuar 31.05.2023 11:31