Tubimi i opozitës jashtë parlamentit/ Balliu thirrje policisë: Shkoni arrestoni Ballukun, mos pengoni protestuesit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në protestën jashtë parlamentit i bëri thirrje policisë që të shkojnë të arrestojnë Belinda Ballukun, pasi ky, sipas tij është urdhri i drejtësisë.

Balliu paralajmëroi se nuk do t`i ndalin protestat, duke theksuar “Këtu na kanë, çdo ditë në përballje ne marko kryeministrin”.

“Një thirrje kam për policinë, jemi i vetmi vend në botë, gjykata dhe drejtësia ju ka thënë shkoni në atë sallë dhe arrestoni Ballukun. Por policia në vend të arrestojë hajdutët, vjen dhe pengon protestuesit. Një polici që i shërben hajdutit, nuk është policia e shtetit, por e pushtetit. Ndaj policisë së pushtetit nuk mund të kemi asnjë rezerve me denoncimet tona. Bashkohuni me protestuesit edhe për të drejtat tuaja”, tha ndër të tjera Klevis Balliu.


Shtuar 12.03.2026 11:25