Trupat polake përgatiten të trajnojnë ukrainasit se si të përdorin tanket

Trupat polake po përgatiten të mirëpresin ushtarët ukrainas, në mënyrë që ata të mund të trajnohen se si të përdorin tanket “Leopard 2”.

Polonia është ndër vendet që dërgojnë mjete luftarake të prodhimit gjerman në Ukrainë, të cilat duhet të arrijnë në vend brenda tre muajve, shkruan Skynews.

Trupat polake ka të ngjarë të trajnojnë luftëtarë në Swietoszow, një nga tre qendrat e trajnimit në Evropë, megjithëse zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë.

Trajnimi në “Leopard 2” zakonisht zgjat rreth 10 javë, por kjo mund të reduktohet në pesë, thanë instruktorët për Reuters.

“Nëse intensifikojmë stërvitjen (duke maksimizuar numrin e instruktorëve, kohën tonë dhe fundjavat tona, ne mund të stërvitim një ekuipazh të tërë në pesë javë,” tha Majori Maciej Banaszynski, komandanti i qendrës së trajnimit të Leopardit në Poloni./Albeu.com/


Shtuar 31.01.2023 22:17