Trupa të pajetë civilësh dergjen nëpër rrugë, tragjedia që lanë pas trupat ruse në periferi të Kievit (FOTO & VIDEO)

Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim

Pamjet që vijnë nga Bucha që u çlirua disa ditë me parë janë të renda. “Horror” mund të jetë fjala e vetme për t’i përshkruar skenat nga rrugët e mbushura me trupa të pajetë.

Trupat e pajetë në mes të rrugëve dhe nëpër oborret e shtëpive të filmuara nga kamera dëshmojnë mizoritë që ushtria ruse po bën ndaj civilëve nëpër qytete e periferi.

“Disa me sytë hapur në drejtim të qiellit gri, disa të tjerë me fytyrën në asfalt. Të gjithë me rroba civile. 20 trupa meshkujsh janë gjetur nëpër rrugët e Bucha-s,” ky është përshkrimi që i bën korrespodenti i Reuters skenës tragjike nga qyteti ukrainas.

Ndërkohë, sanksione të tjera janë gati kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Shtuar 3.04.2022 17:54