Paraardhësi i Joe Biden, Donald Trump, thotë se Presidenti Biden e humbi betejën e tij në Afganistan dhe sipas tij presidenti ka mbështetjen më të ulët popullore.
Trump shtoi se Biden iu dorëzua talibanëve dhe la amerikanët të vdesin në Afganistan.
Miliarderi tha se kjo ngjarje do të mbetet në kujtesën e amerikanëve si një nga humbjet më të mëdha në historinë ushtarake të Amerikës
“Kur u zgjodh President dhe tha se Amerika është kthyer, Joe Biden gënjeu amerikanët dhe botën”, është shprehur Trump.
“Tani janë talibanët ata që janë kthyer, jo Amerika ,” shtoi ai/albeu.com