Trump- Putinit: Publiko faktet që ke për familjen e Biden

Gjatë një intervistë, ish presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Vladimir Putinit të bëjë publike faktet që sipas tij do të dëmtojnë familjen e Joe Biden, shkruan skynews.

Ish-presidenti amerikan përmendi pretendimet, për të cilat nuk ka dhënë asnjë provë se djali i Biden, Hunter ka marrë një pagesë prej 3.5 milionë dollarësh nga gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës.

Trump tha se ndryshimet midis rivalit të tij politik dhe liderit rus për shkak të luftës në Ukrainë do të rrisin mundësinë që Putin të publikojë informacionet që do të dëmtojnë Biden.

“Përderisa Putin nuk është mbështetës i vendit tonë, unë mendoj se ai duhet të publikojë faktet që ka për familjen e Biden, sepse është mëse e qartë se nuk do të marrim një përgjigje nga Ukraina,” theksoi Trump, por nga Putin.