Trump bëhet “i gjallë”: Fjala ime doli, kjo është origjina e COVID-19

Një raport i Wall Street Journal ka treguar se tre studiues në Wuhan kanë patur simptoma të Covid-19 që nga nëntori i 2019. Kjo ka rritur dyshimet se virusi mund të ketë dalë nga një laborator.

Këtë raport, ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump, nuk e ka lënë t’i kalojë pa komentuar.

Ai ka thënë se, fjala e tij doli, pasi më herët, në fillim të prandemisë është shprehur se koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez.

“Kam pasur të drejtë që nga fillimi, ishte mëse e qartë që virusi kishte dalë nga një laborator kinez. U kritikova ashpër si zakonisht, por tani të gjithë thonë se kisha të drejtë”, tha Trump në një deklaratë.

Në debatin mbi origjinën e koronavirusit, raportet e medias, siç është Wall Street Journal i kohëve të fundit , lë të kuptohet se virusi mund të ketë dalë nga një laborator, pasi tre studiues në Uhan kanë pasur simptoma që nga nëntori 2019 .

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmon raportin, por bën thirrje për transparencë në hulumtimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./albeu.com


Shtuar 25.05.2021 19:49