Trtoli në makinën e Bernard Ndrecës, gazetari: Kishin si qëllim ta eleminonin fizikisht

Gazetari Spartak Koka ka shpjeguar në detaje atentatin ndaj kreut të PD në vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Koka tha se atentati ka patur për qëllimin eliminimin fizik të Ndrecës, ndërsa akuzoi policinë se po bën një punë negative.

Pjesë nga biseda në studio

Koka: Dyshimet janë që eksplozivi është vënë për ta eleminuar fizikisht Bernard Ndrecën. Kujtojmë që në 2009 kreu i PDK në Malësinë e Msadhe u vra në një atentat me makinë.

Fevziu: Dyshimet janë që shkuan ta vrasin?

Koka: Ta eleminojnë. Po ta shikoni videot janë dhe me audio. Të gjithë e shohim që është një shpërthim për ta eleminuar Bernard Ndrecën. Duhet të heqim dorë nga spekulimet që qarkullojnë 24 orë në media se Ndreca mund ta ketë bërë vetë. Policia po bën një punë negative, por po karkikon në rrjet të aluduar informacione kundrejt Bernard Ndrecës./Opinion.al


Shtuar 13.04.2023 22:03