Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrasësi i Irvana Hykës

Një person është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Fier, në fshatin Sheq.

Dyshimet janë se personi që është gjetur i vdekur është Demokrat Medinaj, i cili pasditen e djeshme masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, shkruan fax web.

Vendi ku është gjetur personi i pajetë është pranë banesës ku jetonte çifti Medinaj, të cilët kishin një biznes privat, pulari.


Shtuar 18.03.2021 11:11