Janë zbuluar detaje të reja nga krimi në Velipojë ku pas një konflikti pronësie, u vranë 4 persona e u plagosën 2 të tjerë.
Ndër viktimat është edhe një djali i ri, vetëm 20 vjeç i cili dje u punësua si kamarier në hotelin e Gocaj dhe bë aksidentalisht pjesë e kësaj tragjedie.
Viktima është Myzerin Zeneli i cili mësohet se ishte një djalë jetim dhe se në xhep kishte vetëm 30 lëkë.
“Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përballë po luftonin njëri-tjetrin. Myzerini ishte aty, nuk fliste! S’duhej shumë kohë, armët krisën. Myzerini duket se u largua nga kjo botë i treti në radhë. Trupi i tij u shemb në rërë, pas trupave të tjerë të gjakosur.Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës!”- shkruan gazetarja Prifti.