Tronditëse në Greqi/ 56-vjeçari shqiptar, ka abuzuar seksualisht me një vazjë të mitur për 7 vite

Një tjetër rast tronditës i abuzimit me të mitur, është zbuluar në Greqi. Një 56-vjeçar shqiptar nga Saranda, është arrestuar në Athinë për përdhunimin e një vajze të mitur.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare që kur ajo ka qenë 8-vjeç.

Mediat greke, shkruajnë se shqiptari kishte përfituar nga njohja dhe shoqëria që kishte me mamanë e vajzës, dhe i shkruante vazhdimisht nëpër aplikacione online, duke i kërkuar foto me përmbajtje seksuale.

Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës në Athinë, me urdhër të Prokurorisë, ndërsa në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi prova dixhitale, të tilla si foto, që provojnë abuzimin e tij seksual ndaj vajzës së mitur.


Shtuar 21.01.2024 12:44