Tritol ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras

Një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur gjatë mbrëmjens së djeshme ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila mësohet se nuk ka shpërthyer.

Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të dyshuar si lëndë eksplozivi në këto godina në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi, të cilat i kishte kthyer në biznes.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 6.07.2023 10:43