“Tribunën e parlamentit e ka zaptuar Nikolla si mercenare e Edi Ramës”, Kryemadhi: Duçka i rregullt kur ishte me ne

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi jashtë ambienteve të Kuvendit është shprehur se opozitës po i hiqet e drejta e fjalës në Parlament. Ajo gjithashtu ka theksuar se kryetaraj e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk është në gjendje që të administrojë deputetët.

“Dua t’ju falenderoj për hapësirën që na jepni, pasi parlamentin e ka bllokuar Nikolla, si një mercenare e Ramës. 

Si deputete e thjeshtë, është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutonim për gazrat që lëshohen në venddepozitime të vjetra të Sharrës. S’na u dha e drejta për të diskutuar, por as për të marr përgjigje.

Rasti i Erisa Xhixhos, një kryeparlamentare që nuk është aftë të administrojë, të largohet dhe të zgjedhin Ballën, do ishte më etike.  Tribunën e parlamentit e ka zaptuar Nikolla si mercenare e Edi Ramës. A ka mundësi ta dimë pse Rama ka kaq frikë kur eshtë i pastër. Më vjen keq për vendin tim, kam shumë dëshirë që ndërkombëtarët që na kanë treguar ligjin, a mund të na tregojnë se çfarë po ndodh me Ramën që vjedh paratë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Në lidhje me Dorian Duçkën, Kryemadhi tha se ai është një kushëri i Ilir Metës dhe për sa kohë ka qenë pjesë e LSI-së ka qenë i rregullt, kur e thirri Rama u bë një lobist i tij.

Dorian Duçka është djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte i rregullt. Në momentin që Edi Rama e ftoi si zyrtar edhe Duçka u bë një lobist i Ramës që bënte të gjitha porositë e tij. Kjo është një çështje që i përke drejtësisë,” shtoi ajo./Albeu.com/.