Treni përplas punëtorët e shinave në Gjermani, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe disa u plagosën në një përplasje treni pranë Këlnit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa. Treni thuhet se u përplas me një grup njerëzish që punonin në shina pranë qytetit të Huerth.

Treni po udhëtonte nga Deti i Veriut për në Koblenz dhe aktualisht nuk dihet se në çfarë rrethanash janë gjetur punëtorët në shina.

Në vendngjarje ndodhen efektivë të urgjencës, policë dhe psikologë, ndërsa itinerari është mbyllur për qarkullimin e trenave. Nuk dihet menjëherë se sa njerëz u plagosën, raporton Associated Press.


Shtuar 4.05.2023 16:05