Një aksident hekurudhor sot ka ndodhur në Veles, Maqedoni e Veriut, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 10 persona.
Nga MPB për TV21 thonë se aksidenti ka ndodhur mes një furgoni taksi dhe një mjeti hekurudhorë.
Të lidhura
None found
“Sot (05.01.2023) në ora 12:01 në SPB-Veles është raportuar se në vendkalimin hekurudhor afër fabrikës “Porcelanka” në Veles ka ndodhur një aksident hekurudhor në mes të trenit të Hekurudhave të Maqedonisë dhe një automjeti taksi – furgon “Mercedes”, me targa të Velesit, në pronësi të një kompanie taksi nga Çashka, e menaxhuar nga D.J.(52) nga Çashka. Nga aksidenti janë lënduar 10 pasagjerë të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit për trajtim mjekësor”/tv21
