Njëperson humbi jetën dhe tridhjetë u plagosën, disa rëndë, kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në orët e para të ditës së sotme pasi u përplas me makineri të rënda ndërtimi në shina, thanë shërbimet holandeze të emergjencës.
Shërbimet e urgjencës kanë shkuar në zonën ku ndodhi përplasja, pranë fshatit Voorschouten, midis Hagës dhe Leiden.
Bij #voorschoten staat de ontspoorde trein leeg op en vooral naast het spoor. De -mogelijke- oorzaak van de ontsporing zien we ook: een spoorwegkraan die grotendeels verwoest is. Zaten 50 passagiers id trein, “meerdere zwaargewonden”. #rtlnieuws pic.twitter.com/0RlWV98qbz
— Geert Gordijn (@geertgordijn) April 4, 2023
Disa nga të plagosurit kanë marrë trajtim mjekësor në vendngjarje, ndërsa të tjerët janë dërguar në spital, sipas shërbimeve të urgjencës.
Treni po kalonte një rrugë nate nga Leiden në Hagë. Vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe është shtrirë anash në një fushë, sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP. Në njërën anë ka rënë edhe një karrocë e dytë, ndërsa në karrocën e fundit ka rënë zjarr, i cili tashmë sipas informacioneve të fundit është shuar.
Më herët, agjencia foli për një përplasje mes një treni pasagjerësh dhe mallrash.
Hekurudhat Hollandeze (NS) thanë përmes Twitter se linjat e tjera që lidhin Leiden-in dhe Hagën u anuluan ose pezulluan për shkak të aksidentit. /albeu.com