Trena s’ka, ikën edhe drejtori i Hekurudhës Shqiptare! Më parë i kishte shpëtuar 2 atentateve

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.

Dyrmishi ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Ai qëndroi në krye të hekurudhës shqiptare që nga viti 2018. Më herët Dyrmishi mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës Durrës.

Më parë ndaj tij janë organizuar edhe dy atentate, njëri prej të cilëve me tritol, por fatmirësisht ai kishte mbijetuar.

Kujtojmë se situata e hekurudhave në Shqipëri është për të ardhur keq, ku pothuajse asnjë linjë nuk është funksionale./albeu.com/