Tre persona janë proceduar në Sarandë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tregonin mallra kontrabandë.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 1340 mallra dhe produkte të ndryshme. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme
Njoftimi Policise
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Skema”, për evidentimin dhe goditjen e këtyre rasteve.
Si rezultat janë evidentuar 3 subjekte tregtare në të cilat tregtoheshin mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë.
Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.
Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme.
/albeu.com/