Tregtonin bizhuteri kontrabandë në argjendarinë e tyre, nis hetimi për 7 persona në Tiranë

Shtatë persona janë vënë nën hetim në kuadër të operacionit “Secon Hand”, pasi në subjektet e tyre argjendari janë gjendur bizhuteri si varëse, byzylyke, unaza, me mbishkrimin “Pandora”, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe të dyshuara kontrabandë.

Në kuadër të këtij operacioni nisi hetimi për shtetasit, Gazmend Spahiu, Fabio Demerxhiu, Marjeta Bengasi, Irena Bengasi, Fatjon Spahiu, Indrit Imeraliu dhe Festim Allushi.

Njoftimi i policisë 

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

1. Gazmend Spahiu, linduar dhe banues në Tiranë, administrator i argjendarise “Spahiu”, me adrese rruga e “Dibres” Tiranëe.

2. Fabio Demerxhiu, linduar dhe banues ne Kruje,, administrator i argjendarise “GOLD JEWELLERY WATCH”, me adrese rruga e “Myslym Shyri” Tiranë.

3. Marjeta Bengasi, linduar në Prrenjas dhe banuese në Tirane, administratore e argjendarise “Prestige” me adrese rruga “Myslym Shyri”, Tiranë.

4. Irena Bengasi, linduar ne Prrenjas dhe banues ne Tirane, administratore e argjendarise “Marilyn Monroe”, me adrese rruga e “Marylyn Shyri”, Tiranë.

5. Fatjon Spahiu, linduar ne Permet dhe banues ne Tirane, administrator i argjendarise “Fredi” me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.

6. Indrit Imeraliu, lindur dhe banues në Tiranë, administrator i argjendarisë INDRITI.me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.

7. Festim Allushi, lindur dhe banues ne Tirranë, administrator i argjendarise Nobel” me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.

Procedimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në subjektet e tyre Argjendri te administruara prej shtetasve te lartpermendur, janë gjendur bizhuteri si varese, byzyluke, unaza, etj, me mbishkrimin “Pandora”, te cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe te dyshuara kontrabandë, nderkohe qe keto subjekte nuk kane te drejte te tregtojne bizhuteri te markes “Pandora” pasi eshte marke e mbrojtur.

Sende dhe prova materiale të sekuestruara gjatë operacionit

Nje sasi e konsidersuhme bizhuterish te markes”Pandora” si varese, byzylyke, unaza etj

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale të “Shkelja e të drejtes së pronësis industriale”,.“Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”dhe “Fshehje të ardhurave”, parashikuar nga neni 149/a, 174, 180, të Kodit Penal.


Shtuar 23.11.2023 09:05