Efektivët zjarrfikës janë ndarë për të neutralizuar flakët në të gjitha vatrat, por më problematike situata u paraqit në lagjen e romëve ne Levan.
Zjarri ka rënë fillimisht në një kanal anësor e më pas flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat pranë.
Të lidhura
None found
Tre automjete zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Ata janë ndihmuar me mjete rrethanore, edhe nga banorë të zonës të cilët janë alarmuar nga flakët që po përhapeshin me shpejtësi drejt banesave të tyre.
