Tre ushqime që i konsumojmë të gjithë, por që ndikojnë në erën e keqe të gojës

Dieta është një nga faktorët kryesorë nga i cili varet nëse do të kemi frymë të këndshme apo të pakëndshme.

Në veçanti, shumë ushqime mund të parandalojnë erën e keqe të gojës, ndërsa të tjerat mund ta shkaktojnë ose përkeqësojnë atë.

Nëse dëshironi të reduktoni ose shmangni plotësisht erën e keqe të gojës, sigurohuni që ta shpëlani gojën tërësisht me ujë pasi të keni ngrënë disa ushqime dhe të mbani një higjienë të mirë orale në përgjithësi.

Shikoni më poshtë tre ushqimet përgjegjëse për erën e keqe të gojës…

1. Qepë dhe hudhër

Përveç erës së mprehtë që lëshojnë kur pritet, qepa dhe hudhra janë të njohura se japin një erë të mprehtë dhe të pakëndshme në frymëmarrje. Arsyeja është se ato përmbajnë komponime squfuri me erë të keqe.

2. Mishi dhe peshku

Proteinat shtazore që gjenden në këto ushqime janë ushqim për bakteret e gojës. Gjatë procesit të dekompozimit të tyre lirohen komponime squfuri të cilat, si në rastin e qepës dhe hudhrës, shkaktojnë erë të keqe.

3. Ëmbëlsirat

Sasia e madhe e sheqerit të përpunuar që gjendet në ëmbëlsirat e ndryshme ushqen bakteret në zgavrën e gojës, duke bërë që ato të prodhojnë substanca me erë të keqe.


Shtuar 4.05.2023 17:47

Tags: