Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut largohen shëndoshë e mirë nga Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut bën me dije se gjatë ditës së djeshme tre shtetas maqedonas (babai dhe dy fëmijët) janë larguar shëndoshë e mirë nga Gaza dhe të shoqëruar nga punonjësit në Ambasadën tonë në Kajro, Elma Altorok.

Ata janë nisur drejt kryeqytetit të Egjiptit dhe prej andej drejt Maqedonisë së Veriut.

Nëna e fëmijëve, e cila ka një dokument udhëtimi palestinez, gjithashtu u evakuua me ta.

Në Gaza, sipas MPJ-së, janë edhe dy shtetas maqedonas, një çift i martuar, të cilët janë gjithashtu të përfshirë në listat zyrtare të evakuimit, por largimi i tyre nga Gaza varet nga rrethanat në terren, pra nga vlerësimi i sigurisë së cila pjesë e Gazës është më e përshtatshme, dhe kështu dhe nevoja për evakuim të menjëhershëm të shtetasve të huaj.

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes rrjetit të saj diplomatik në Kajro dhe Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë deri në përfundimin e evakuimit të plotë të qytetarëve tanë, njofton ky institucion.