Tre shqiptarë të dyshuar për vrasjen e Karolinës, Greqia kërkon informacione nga ambasada shqiptare

Vijojnë hetimet për vrasjen e 20 vjeçares britanike në Greqi e cila u mbyt në sy të foshnjes së saj. Deri më tani, dyshimet janë se 3 autorët janë shqiptarë. Mediat greke shkruajnë se grupi hetimor i ka kërkuar informacion ambasadës shqiptare në Athinë për tre personat e dyshuar, nëse janë të skeduar në Shqipëri dhe për lëvizjet e tyre.

Të njëjtën procedurë autoritetet greke pritet që të ndjekin edhe me ambasadat e tjera, të Rumanisë, Bullgarisë apo edhe Gjeorgjisë për të dyshuarit.
Nga hetimet ka rezultuar se grabitja e banesës së pilotit 32-vjeçar në Glyka Neras që i vranë gruan ka ngjashmëri me atë të instruktorit të tij, i cili po ashtu disa kohë më parë ishte grabitur me dhunë dhe agresorët i kishin goditur gruan, e cila përfundoi në spital.

Drejtuesit e grupit hetimor kanë qenë në kontakt me të paktën 100 persona, ka rreth 25 dëshmi nga oficerë policie, fqinjët, të afërmit dhe miqtë e çiftit si dhe njerëz të tjerë që mund të dinë saktësisht se çfarë ndodhi atë mëngjes të 11 majit, shkruan gazetës greke “Ta Nea”.

Përveç kësaj “të dhëna krahasuese janë kërkuar nga 10-15 grabitje të ngjashme në Atikë, si dhe për lëvizjet e të paktën 20-30 kriminelëve grekë, shqiptarë, gjeorgjianë, disa prej të cilëve janë liruar kohët e fundit, duke synuar individë të veçantë, me interes për tre të huaj me origjinë shqiptare që mund të jenë përfshirë në grabitje, të cilët janë zhdukur” vijon artikulli.


Shtuar 16.06.2021 17:56