Tre shenjat e Horoskopit që do të kalojnë një fundjavë fantastike

Jemi vetëm pak orë larg fundjavës. Me aspektet planetare që favorizojnë marrëveshjet dhe diskutimet, lajmet e mira janë afër dhe të gjitha shenjat e horoskopit  parashikohen të kenë dy ditë të bukura. Por kush do të jetë më me fat?

Demi

Kjo fundjavë do të jetë shumë sociale dhe argëtuese për ata që i përkasin shenjës së Demit. Mundësia juaj për të takuar njerëz dhe për t’u argëtuar është këtu dhe nëse nuk jeni në një lidhje mund të prisni njohje interesante.

Akrepi

Një nga shenjat më të preferuara këto ditë janë Akrepat. Në fundjavë sensualiteti rritet dhe romanca gjithashtu. Dita e Shën Valentinit mund të ketë kaluar, por ju do të kaloni dy ditë të mrekullueshme me partnerin tuaj dhe nëse nuk jeni në një lidhje për momentin, përgatituni për shumë argëtim dhe ndoshta një njohje që do t’ju bëjë zemrën të rrahë.

Peshku

Me ditëlindjen tuaj afër, humori juaj është i ngritur. Ndaj lini mënjanë egon dhe përdorni sharmin tuaj për të kaluar një kohë të mirë. Sensualiteti mund të pushtojë marrëdhënien tuaj, por nëse nuk i përkisni klubit të çifteve, relaksohuni, lini mënjanë presionet dhe shijoni interesin që një person i caktuar shpreh për ju./Albeu.com/


Shtuar 17.02.2023 18:44